Departmenti i turizmit (Kryetar GENT MAKSUTAJ)

Departamenti ynë i turizmit ndahet në 5 pjesë kryesore,ku secila fokusohet te nje lloj i veçantë turizmi. Këto pjesë janë:
- Departamenti i turizmit malor
- Departamenti i turizmit pyjor
- Departamenti i turizmit detar
- Departamenti i turizmit liqenor dhe lumor
- Departamenti i turizmit etnografik
Departamenti i trashëgimisë (kryetare AJLIN HOXHA)

Ky departament ka marrë përsipër studimin dhe vëzhgimin e trashëgimisë natyrore e kulturore. Te trashëgimia natyrore përfshihen mrekullitë natyrore të Shqipërisë(malet,lumenjtë,liqenet,etj). Te trashëgimia kulturore përfshihen objektet e historisë dhe kulturës shqiptare.
Departmenti i ekskursioneve (Kryetare ALTEA KAPXHIU )

Departmenti i ekskursioneve ka marrë përsipër organizimin dhe zhvillimin e ekskursioneve të ndryshme,ku do të vizitohen bukuritë që Shqipëria ka për të paraqitur.
Departamenti i historisë kombëtare (Kryetar FABIO CINA)
Departamenti i historisë kombëtare synon të ruajë dhe promovojë vlerat e historisë së pasur vendase. Vizita në pika historike dhe njohja e thelluar e historisë shqiptare do t’i shërbejë këtij qëllimi.
Departamenti i Ambientit
Ky department luan një rol tejet të veçantë,duke patur si qëllim mirëmbajtjen e pasurisë së përbashkët: Mjedisin! Çdokush duhet të ndërgjegjësohet për dëmtimin që ka pësuar ambienti dhe të marrë masa për përmirësimin e gjendjes.